Sulmuesi kosovar në fundjavë e ka zhvilluar ndeshjen e dytë në Angli Trajneri i Brightonit, Graham Potter është i lumtur me paraqitjen e Andi Zeqirit në barazimin 3:3 ndaj Wolverhamptonit, ndeshje që u zhvillua në fundjavën e shkuar, në kuadër të Premier Leagues së Anglisë.
Zeqiri u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa u përfshi në aksionin ku Brightoni e siguroi penalltinë me të filluar pjesa e dytë. “Andi solli energji në fushë. Ai solli atë që kemi parë që kur ka qenë këtu, që do të thotë absolutisht gjithçka. Është personalit i madh dhe ndikoi në golin e shënuar.
Ai dëshiron të vrapojë gjithnjë drejt golit. Mendoj se ai do të bëhet edhe më i mirë gjatë kalimit të vjetëve”, ka thënë Potter.
Zeqiri 21-vjeçar te Brightoni u transferua në tetor të vitit të kaluar nga Lausanne e Zvicrës, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.