Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Potter: Ishte koha t’ia jap shansin Zeqirit

Tajneri i Brightonit, Graham Potter, ka thënë se ka qenë koha e duhur për t’ia dhënë rastin të debutojë sulumuesit kosovar, Andi Zeqiri. Ai ka thënë se Zeiqiri ka lënë përshtypje të mira gjatë stërvitjeve dhe se pret shumë nga ai.

“Ai dëshiron të mësoj, dëshiron ta jap më të mirën. Ai është zhvilluar dhe luan në pozicione të shumta. Ai sjell energji çdo ditë. Ka lënë përshtypje të mira në stërvitje dhe ishte koha për ta parë në fushë”, ka thënë Potter, njoftojnë mediumet angleze.

Sulmuesi 21-vjeçar në fundjavë luajti 18 minutat e fundit për Brightonit në barazimin ndaj Sheffield Unitedit me rezultatin 1:1. Zeqiri u transferua te skuadra angleze nga ajo zvicerane Lausanne në tetor të këtij viti, derisa ka kontratë deri në verën e vitit 2024.