Gjashtë minuta ishin dhënë shtesë në finale të Kampionatit Evropian ndërmjet Anglisë U21 dhe Spanjës U21.
Pak para se të mbyllej ndeshja në të mirë të Anglisë, Levi Colwill shkaktoi penallti në Abel Ruizin. Gjyqtari e shikoi situatën në VAR dhe akordoi në pikën e bardhë.
Por Ruiz dështoi të realizonte nga pika e bardhë.
Portieri i anglezëve James Trafford e priti penalltinë e tij. E priti edhe gjuajtjen Aimar Orozit pas topit të kthyer, ndërsa tentimi i tretë i spanjollëve shkoi mbi portë.
Kohë nuk pati më që Spanja të kthehej në lojë, dhe festa u takoi shpresave të Anglisë.
Anglia U21 të shtunën në finalen që u zhvillua në “Batumi Arena” të Gjeorgjisë, fitoi me rezultatin 1:0.
Evropiani për këtë grupmoshë u zhvillua në Gjeorgji dhe Rumani.
Dhe Anglia tregoi formë të përkryer, duke i fituar të gjashtë ndeshjet që i pati, pa e pranuar as një gol të vetëm. Ndërkohë, shënoi 11-të gola.
Golin e fitores të shtunën në finale, e shënoi Curtis Jones që e devijoi topin pas gjuajtjes së Cole Palmer.
Gëzimi i Palmerit shkaktoi pakënaqësi e tollovi në fushë.
Në fillim të pjesës së dytë, Abel Ruiz i Spanjës i barazoi shifrat në minutën e 51-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte trofeu i parë i Kampionatit Evropian për Anglinë U21 që prej vitit 1984.
Kjo përfaqësuese në finale luajti edhe në vitin 2009, por u mposht thellë nga Gjermania.
Në gjysmëfinale, Anglia fitoi ndaj Izraelit 3:0, kurse Spanja e eliminoi Ukrainën, 5:1.
Spanja U21 dhe Italia U21 mbeten me nga pesë tituj evropian për këtë grupmoshë.
JAMES TRAFFORD ?? pic.twitter.com/deAlXW4fb6
— hailey | ban knees (@champagneprbms) July 8, 2023