Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia U21, finalistja e parë e Evropianit

Përfaqësuesja U21 e Anglisë në futboll është finalistja e parë e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë.

Këtë sukses, anglezët e arritën për herën e parë që prej vitit 2009.

Anglia U21 të mërkurën mbrëma e mposhti Izraelin me rezultat 3:0, në ndeshjen që u zhvillua në Gjeorgji. Gjeorgjia dhe Rumania ishin nikoqir të turneut final të Evropianit për të rinj.

Morgan Gibbs-White e humbi penalltinë në minutën e 17-të, por shënoi në minutën e 42-të pas harkimit të Cole Palmer.

Palmer në minutën e 63-të bashkëveproi me Emile Smith Rowe për 2:0.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë gjysmëfinale e realizoi Cameron Archer, me asistim të Palmerit.

Edhe Anglia, kampione e Evropës në futboll Futboll 11 muaj më parë Anglia, kampione e Evropës në futboll

Anglia U21 ende nuk ka pësuar gol në turneun final të Evropianit, ndërsa po e shikon mundësinë e triumfit në këtë garë për herë të parë që prej vitit 1984.

Do të luajë kundër Ukrainës apo Spanjës në finale.