Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia – Spanja, finalja e Evropianit U21

Anglia do të luajë kundër Spanjës në finalen e Kampionatit Evropian për grupmoshën U21.

Finalja e shpresave angleze e spanjolle do të zhvillohet të shtunën në “Batumi Arena” të Gjeorgjisë.

Ndeshja nis në orën 18:00.

Gjeorgjia dhe Rumania kanë qenë nikoqire të turneut final të Evropianit për të rinj.

Qëkur fitoi ndaj Spanjës në vitin 1984 në finale 3:0, Anglia vetëm një herë ka shkuar deri në ndeshjen përfundimtare. Humbi 4:0 nga Gjermania në vitin 2009.

Edhe Finalja e Evropianit - Stili i Spanjës kundër dëshirës së Anglisë Futboll 11 muaj më parë Finalja e Evropianit - Stili i Spanjës kundër dëshirës së Anglisë

Ndërkohë, Spanja e ka fituar këtë garë pesë herë dhe synon që të shkruajë historinë.

Aktualisht vetëm Spanja U21 dhe Italia U21 kanë nga pesë trofe të Evropianit.

Anglia ende nuk ka pësuar gol në këtë Evropian. Ka shënuar dhjetë gola në ndeshjet të cilat i fitoi.

Në Grupin C ishte e para me nëntë pikë, ndërsa në fazën nokaut e eliminoi Portugalinë dhe Izraelin.

Spanja me dy fitore e një barazim e fitoi Grupin B me shtatë pikë, ndërsa në fazën e nokautit ishte më e suksesshme se Zvicra dhe Ukraina.

Spanja U21 asnjëherë nuk e ka mposhtur Anglinë U21 në gara zyrtare.

Edhe Kush është më i suksesshëm në ndeshjet e ndërsjella? Botërori 2026 1 j. më parë Kush është më i suksesshëm në ndeshjet e ndërsjella?

Në rast të triumfit të Spanjës, do të ishte edhe titulli i katërt i fituar në shtatë edicionet e fundit të Evropianit U21.

Anglia e synon trofeun e tretë në histori, për t’u barazuar me Gjermaninë.