Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglia bindëse ndaj Kosta Rikës

anglia

Anglia ka dhuruar paraqitje të shkëlqyer ndaj Kosta Rikës, në ndeshjen miqësore para nisjes së Kupës së Botës.

Ballafaqimin që nisi të mërkurën mbrëma e që përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, Anglia e fitoi me rezultatin 3:0. 

Kjo ndeshje ishte në program të niste në orën 22:00, por u shty për një orë, për shkak të stuhive në Orlando.

Declan Rice shënoi për 1:0 me ndihmën e devijimit të topit në minutën e nëntë. Ai u asistua nga futbollisti i ri i Barcelonës, Anthony Gordon.

Në pjesën e parë, Anglia pati tjetër rast me Noni Madueken që e qëlloi shtyllën. Anglia e fitoi edhe një penallti në minutat shtesë të pjesës së parë, por vendimi u tërhoq pas rishikimit të situatës në VAR. 

Jude Bellingham, i cili është vlerësuar lartë për paraqitjen në pozitën e numrit 10-të, ishte meritor në golin e dytë. Ai bëri veprim të shkëlqyer në zonë dhe pasoi për Eberechi Ezen. Topi pas tentimit të Ezes u prek me dorë në zonë, ndërsa nga penalltia nuk gaboi Gordon, në minutën e 68-të. 

Edhe Tuchel thotë se Anglia do të jetë gati për Botëror Botërori 2026 1 muaj më parë Tuchel thotë se Anglia do të jetë gati për Botëror

Ollie Watkins e shënoi golin 3:0 pas gjuajtjes së saktë me kokë, tre minuta para fundit.

Anglia do ta luajë edhe një ndeshje miqësore por me dyer të mbyllura ndaj Miami FC, para testit serioz ndaj Kroacisë në Botëror më 17 qershor.

Në Grupin L të Botërorit janë edhe Gana dhe Panamaja.