Thomas Tuchel ka thënë se Anglia do të jetë gati për Kupën e Botës.
Anglia ka dhuruar paraqitje të shkëlqyer ndaj Kosta Rikës, në ndeshjen miqësore para nisjes së Kupës së Botës.
Ballafaqimin që nisi të mërkurën mbrëma e që përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, Anglia e fitoi me rezultatin 3:0.
Golat e Declan Rice, Anthony Gordon dhe Ollie Watkins ia siguruan fitoren 3:0 “Tre Luanëve” në miqësoren ndaj Kosta Rikës në Orlando.
“Lojtarët ia dolën mbanë dhe jam krenar për ta, për mënyrën se si luajtën”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.
Edhe
Tuchel: Anglia e ka lënë prapa dëshpërimin e Botërorit
Anglia do ta luajë edhe një ndeshje miqësore por me dyer të mbyllura ndaj Miami FC, para testit serioz ndaj Kroacisë në Botëror më 17 qershor.
Në Grupin L të Botërorit janë edhe Gana dhe Panamaja.