Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar në kategorinë e tretë italiane të shtunën. Portieri i Modenas, Riccardo Gagno, i siguroi tri pikë skuadrës së tij me një gol nga porta në portë në minutat e fundit të ndeshjes.
Modena triumfoi 2:1 ndaj Imoleses, falë golit të Gragnos në minutën e 91-të.
Goli bëhet edhe më i veçantë, pasi kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit, Modena është në vendin e parë, katër pikë më shumë sesa vendi i dytë.
Modenas i duhet vetëm një fitore nga dy ndeshjet e mbetura për t’u ngjitur në Serie B.
Clamoroso a #Modena: il gol che può valere la promozione in #SerieB lo segna il portiere Gagno. pic.twitter.com/WHCG4f5xzq
— Benny Giardina (@bennygiardina) April 9, 2022