Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në futbollin italian realizohet gol për më pak se 4 sekonda

Në ndeshjen e kategorisë së pestë të Italisë, mes SC Mazareses dhe Nissas të dielën, është realizuar një gol rekord.

Mbrojtësi i Mazareses, Gioacchino Giardina, realizoi gol për 3.81 sekonda, që po vlerësohet si goli më i shpejt i shënuar ndonjëherë në futbollin italian, raporton “RAI”.

Giardina gjuajti nga gjysma e fushës, me prekjen e parë të topit, duke e zënë në befasi portierin kundërshtar.

Goli: