Me golin e shënuar ndaj Marokut, Theo Hernandez ka regjistruar një rekord të ri në Kupë të Botës.
Hernandez dërgoi topin në rrjetë pas katër minuta e 39 sekondave.
Kështu ka shkruar “OptaJoe” në Twitter.
“Goli i Theo Hernandezit është më i shpejti i shënuar nga ndonjë gjysmëfinalist që prej vitit 1958. Vava kishte realizuar brenda dy minutash për Brazilin kundër Francës”, shkruan faqja që merret me statistika.
Artikuj të ngjashëm