Ferizaj ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq i është përjashtuar portieri Leutrim Rexhepi, në duelin që Ferizaj po e luan në udhëtim te Drita.
Në fillim të ndeshjes, portieri Rexhepi i Ferizajt doli nga porta dhe e ndali në mënyrë të palejuar Almir Ajzerajn.
Në minutën e nëntë, pasi rishikoi situatën në VAR, gjyqtari kryesor i ndeshjes Gramos Shala e përjashtoi Rexhepin nga loja.