Përditësim, 18:28 - Drita e ka filluar me humbje mbrojtjen e titullit të kampionit.
Skuadra gjilanase të dielën u mposht 1:0 nga Ferizaj në udhëtim në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e fitores për vendësit e realizoi Jakup Berisha në minutën e 12-të.
Drita nga minuta e 39-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Raddy Ovouka u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Drita është skuadra e vetme kosovare që është ende pjesë e kupave evropiane.
Drita të enjten nga ora 20:00 e luan ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange. Ndeshja kthimit luhet më 28 gusht.
Përfundon pjesa e parë, Drita po befasohet
Përditësim, 17:25 - Kampionia e Kosovës, Drita, e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh ndaj Ferizajt.
Ferizaj është duke udhëhequr 1:0. Klubi gjilanas nga minuta e 38-të është duke luajtur edhe me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Raddy Ovouka u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ndërsa pa gola ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Drenicës dhe Llapit.
Befasohet Drita, Ferizaj në epërsi
Drita po pëson 1:0 nga Ferizaj në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në elitën e futbollit kosovar.
Golin e epërsisë për Ferizajn e realizoi Jakup Berisha në minutën e tetë.