Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Politano në bisedime me Valencian

Matteo Politano pritet të largohet nga Napoli për t’iu bashkuar Valencias gjatë verës së këtij viti. “Calciomercato” njofton të hënën se menaxheri i futbollistit ka nisur bisedimet me klubin spanjoll.

Futbollisti italian me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Por ai nuk ndihet i sigurt nëse klubi llogarit në shërbimet e tij dhe kërkon të largohet gjatë muajit korrik. 28-vjeçari i Italisë sezonin e fundit shënoi pesë gola dhe kontribuoi me shtatë asistime në 39 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm