Mateo Politano mund të jetë një tjetër lojtar që pritet të largohet nga skuadra e Napolit.
Lorenzo Insigne tashmë ka nënshkruar për skuadrën e ligës MLS në SHBA, Toronto FC, si futbollist i lirë.
Ndërkohë, Dries Mertens po e diskuton marrëveshjen e re, ndërsa ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët.
Hirving Lozano dhe Victor Osimhen kanë marrë vëmendje nga klubet e Premier Leagues.
Gazeta “La Reppublica” e Italisë ka shkruar të enjten se 28-vjeçari mund të largohet në mënyrë që të ketë më shumë minutazhë.
Politano ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat për Napolin këtë sezon. Ka shënuar pesë gola dhe ka shtatë asistime.