Napoli në fund të sezonit do të mbetet pa kapitenin, Lorenzo Insigne dhe golashënuesin më të mirë në histori të klubit, Dreies Mertensin.
Insigne raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin kanadez, Toronto, kurse rrugën e tij mund ta ndjekë edhe belgu Mertens.
Për Mertensin Toronto kishte shprehur interesim në vitin e kaluar dhe mund ta bëjë një gjë të tillë edhe tani, pasi nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim.
Përderisa 30-vjeçari Insigne nuk ka pranuar ulje page për ta vazhduar kontratën me Napolin, Mertensit nuk i është ofruar kontratë e re.
Madje, edhe pse dëshira e lojtarit është që të qëndrojë, Napoli nuk do ta shfrytëzoi të drejtën që ka në kontratë për të vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin.
Edhe
Insigne synon trofe me Toronton
Mertensi 34-vjeçar ka shënuar 142 gola për Napolin deri me tani.
Ndërkaq Insigne ka 114 gola dhe është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të klubit napolitan.