Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mertens do ta vazhdojë kontratën me Napolin

Sulmuesi nga Belgjika, Dries Mertens, do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Napoli edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Mertensin për rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale i skadon Mertensit në verë, ndërsa me rinovimin e saj, sulmuesi do të mbetet te Napoli edhe sezonin tjetër.

Mertens e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Ai do ta ketë një pagë vjetore prej 1.2 milionë eurosh, që është dukshëm më e vogël se paga aktuale. Mertens, 34-vjeçar, ka shënuar 11 gola këtë edicion, kurse është pjesë e Napolit prej vitit 2013.