Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli i ofron kontratë të re Mertensit

Napoli do t'i ofrojë Dries Mertensit kontratë të re, raporton “Radio Kiss Kiss”.

Sulmuesit belg i skadon kontrata këtë verë, por ai pritet të jetë pjesë e Napolit të paktën edhe për dy sezone. 35-vjeçarit i është ofruar kontrata njëvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, por me pagë më të reduktuar.

Këtë edicion belgu në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe ka bërë dy asistime.