Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mertensi mbetet te Napoli

Dries Mertens është afër nënshkrimit të kontratës së re me skuadrën e Napolit.

Klubi italian nuk dëshiron ta lirojë sulmuesin belg pas largimit të Lorenzo Insignes.

“Calciomercato” raporton se ish-ylli i PSV-së, do të pranojë një ulje të pagës prej 4.5 milionë euro në 1.2 milion për të vazhduar bashkëpunimin me Napolin.

34-vjeçari pjesë e Napolit është që prej vitit 2013, ndërsa kontrata i skadon në fund të sezonit aktual.

Në 34 ndeshje këtë sezon, reprezentuesi i Belgjikës ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me dy asistime.