Juventusi e ka prezantuar Paul Pogban, duke kujtuar çdo moment pozitiv që ai kishte kaluar te klubi italian më herët.
Francezi u kthye në Torino pas gjashtë vjetësh të kaluar te Manchester Unitedi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Paul është kthyer në Torino. Ai u largua si djalë dhe kthehet si burrë e kampion, por ka një gjë që nuk ka ndryshuar, dëshira për të shkruar së bashku faqe të paharrueshme të historisë së klubit edhe një herë”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusit të hënën.
Pogba kishte shënuar 34 gola me Juven për katër vjet sa e veshi fanellën e skuadrës italiane (2012-2016).
Kishte bërë edhe 32 asistime, duke u përfshirë në 66 gola për “Zonjën e Vjetër”.
Mesfushori francez ka nënshkruar kontratë me klubin nga Torino deri në vitin 2026.
#PogbackToBack ⚪️⚫️ pic.twitter.com/ROHDIr2BSs
— Paul Pogba (@paulpogba) July 11, 2022