Sport

Pogba preferon kthimin te Juventusi

Mesfushori Paul Pogba preferon transferimin te Juventusi përpara Real Madridit e Paris Saint-Germainit, kanë raportuar të martën mediumet britanike. Bëhet e ditur se Pogba tashmë ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Manchester Unitedin dhe të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Ai i ka thënë agjentit të tij, Mino Raiolas se dëshiron të rikthehet te Juventusi përkundër ofertave të majme që i ka marrë nga Real Madridi e PSG-ja. Pogba ka luajtur katër sezone për Juventusin (2012-2016) ku ka fituar katër tituj kampioni në Serie A, përpara se t’i bashkohet Unitedit për 105 milionë euro.

Te Juventusi thuhet se janë të gatshëm që Pogbas t’i ofrojnë pagë vjetore prej 14 milionë eurosh. 28-vjeçari këtë edicion ka shtatë asistime në 12 paraqitje për ekipin anglez.