Paul Pogba ka mohuar raportimet për një largim të mundshëm nga Manchester Unitedi, duke insistuar se është i lumtur me Jose Mourinhon dhe se nuk është penguar për rikthimin në Old Trafford.
25-vjeçari gjatë muajve të fundit ishte raportuar se është i pakënaqur në klub. Barcelona kishte shprehur interesim për të ndërsa prishi marrëdhëniet me Jose Mourinhon.
Pogba në konferencën për media para ndeshjes kundër Juventusit, ka insistuar se mbetet i lumtur tek Unitedi.
“A dukem i pikëlluar? Natyrisht se jam i lumtur”, ka thënë Pogba. “Siç kam thënë edhe më parë, jam i lumtur që jam kthyer [tek Unitedi]”.
“Isha i lumtur me rikthim te Manchester Unitedi dhe të vishja atë fanellë, i lumtur që luaj në ekipin e parë sepse është klubi madh. Kur luan në një klub të tillë gjithmonë ka thashetheme, por jam i lumtur”, ka shtuar francezi.
“Kur jam në fushë jam i lumtur, luftoj për bashkëlojtarët, luftoj për ekipin, për klubin dhe për fansat. Kjo është e tëra që bëj dhe po, jam i lumtur me këtë”.