Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi, ka konfirmuar se trajneri Maurico Pochettino do të vazhdojë të mbetet në krye të klubit francez duke injoruar zërat për një afrim të Zinedine Zidanet në stolin e klubit kryeqytetas.
“Pochettino është këtu dhe jemi shumë të lumtur me të, nuk më pëlqejnë aspak zërat që kanë dalë në media, pasi nuk janë të vërteta. Nuk kemi pasur asnjë kontakt me Zidane”, deklaroi Khealifi.
Pochettino është pjesë e parisienëve që nga janari i vitit 2021. 46-vjeçari ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2023.