Sulmuesi Leonard Pllana do ta vazhdojë karrierën në Korenë e Jugut. 25-vjeçari është transferuar te skuadra Jeonamm Dragons që bën gara në kategorinë e dytë të Koresë së Jugut.
Ai te kjo skuadër është transferuar nga IK Brage e Suedisë, por detajet e kontratës nuk j anë bërë të ditura.
Pllana është përshkruar në njoftimin e ekipit jug-korean si lojtar i shpejtë dhe agresiv që kërcënon portën e kundërshtarëve.
“Do të jem në Korenë e Jugut dhe me zemër do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës dhe do të bëjë të pamundurën ta ndihmojë ekipin për ta fituar kampionatin, që edhe është synimi e Jeonnamit”, ka thënë shkurt Pllana.