Sulmuesi Leonard Pllana ka ndryshuar skuadër, por ka mbetur në kategorinë e dytë të Koresë së Jugut.
Pas dy vjetësh te Jeonnam Dragons, 27-vjeçari ka firmosur me skuadrën Gimpo FC.
Vjet Gimpo ishte pranë promovimit në elitë, që është synim i kësaj skuadre për edicionin 2024 në K-League.
Pllana ka nisur karrierën në Mitrovicë, ndërsa më pas ka luajtur në disa skuadra suedeze.
E ka gjetur veten në Kore të Jugut, ku do të vazhdojë të luajë ende.