Sulmuesi kosovar Leonard Pllana ka shkëlqyer të dielën në Kore të Jugut. Ai i realizoi dy gola në fitoren 3:1 të Gimpos ndaj Gyeongamit. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të K League 2.
Pllana shënoi në minutën e 34-t dhe të 54-t. Ai kishte realizuar një gol edhe në xhiron e kaluar. Tani i ka tri gola në 11 paraqitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPllana 27-vjeçar iu bashkua Gimpos në fillim të këtij viti. Për dy vjet ishte te skuadra tjetër jugkoreane, Jeonnam Dragons.