Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pllana shënon gol të bukur në Kore të Jugut

Sulmuesi kosovar, Leonard Pllana ka shënuar gol të mërkurën në Kore të Jugut. Ai shënoi për skuadrën Jeonnam që fitoi 5:2 ndaj Ansan Greeners. Ndeshja i takoi kategorisë së dytë të Koresë së Jugut.

Pllana shënoi gol të bukur që në minutën e tetë për 1:0. Ndeshja i ka takuar xhiros së 22-të.

Në 21 paraqitje, 26-vjeçari ka katër gola e tri asistime. Jeonnami është i shtati në tabelë me 31 pikë.