Mbrojtësi Bujar Pllana thotë se është gati për duelin me sulmuesin Arbër Hoxha kur skuadrat e tyre Slaven Belupo, përkatësisht Dinamo Zagrebi të përballen të dielën, në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit kroat.
Ndeshja luhet në Zagreb nga ora 17:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne të dy jemi shokët më të mirë dhe jemi vazhdimisht në kontakt.
Të gjithë e dimë që Hoxha është një lojtar i mirë dhe unë jam gati për atë lojë, pavarësisht se në çfarë pozicioni luaj”, ka thënë Pllana. Ai shënoi golin e parë këtë edicion me fanellën e Slaven Belupos, në humbjen 3:2 nga Lokomotiva e Zagrebit.
Pllana ka thënë se është ende herë të flitet se cili ekip do të dalë kampion i Kroacisë. “Sinqerisht mendoj se është ende herët për të folur se kush mund të bëhet kampion”, ka thënë ish-mbrojtësi i Prishtinës, Feronikelit dhe Trepçës ‘89.
Edhe Hoxha ka luajtur në të kaluarën në Kosovë te Ballkani, Besa e Pejës, Hajvalia, Prishtina e Istogu. Rijeka është liderë me 53 pikë.
Në vendin e dytë me një pikë më pak është Hajduku i Splitit, ndërsa Dinamo Zagrebi mban vendin e tretë me 48 pikë. Slaven Belupo është në vendin e shtatë me 27 pikë.