Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaca drejt Sampdorias

Sulmuesi i krahut, Marko Pjaca do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit për t’u huazuar te Sampdoria, pasi te kampioni i Italisë këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Pjaca 24-vjeçar, te Sampdoria që po lufton për mbijetesë në Serie A, shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit, transmeton Koha Ditore.

Ai te Juventusi u transferua në verën e vitit 2016 nga Dinamo e Zagrebit për 23 milionë euro, por asnjëherë nuk arriti të shfaqë potencialin e tij për shkak të lëndimeve.

Në dy edicionet e fundit, Pjaca ka qenë i huazuar te Schalke dhe Fiorentina kurse me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2021.