Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pirlo mund ta marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A

Andrea Pirlo mund të rikthehet në Serie A në pozitën e trajnerit.

Sipas “Di Marizos” për shërbimet e trajnerit italian interesim ka shprehur skuadra e Spezias.

Trajneri aktual Thiago Motta pritet të largohet nga ekipi italian dhe vendin e tij mund ta zë ish-trajneri i Juventusit.

Pirlo është i papunë që prej largimit nga “Zonja e Vjetër” në vitin 2021.