Krerët e Benficas po e shohin si opsion të mirë Andrea Pirlon për postin e trajnerit, raporton të hënën “Calciomercato”.
Pirlo është kontaktuar nga Benfica dhe gjasat janë të mëdha që italiani ta marrë drejtimin e ekipit portugez në fillim të vitit të ardhshëm.
Pirlo në postin e trajnerit do ta zëvendësojë Jorge Jesusin, i cili pritet të largohet për ta marrë drejtimin e ekipit nga Brazili, Flamengos.
Pirlo është i papunë prej përfundimit të sezonit 2020/21 kur u shkarkua nga Juventusi. Ai si trajner i Juventusit arriti ta fitojë Kupën dhe Superkupën e Italisë, si dhe siguroi vendin e katërt në tabelë për pjesëmarrje në Champions.
Artikuj të ngjashëm