Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pirlo mund ta marrë drejtimin e skuadrës nga Premier League

Andrea Pirlo mund të rikthehet në postin e trajnerit. Sipas “Daily Mail” për trajnerin italian interesim ka shprehur skuadra angleze Evertoni.

Drejtuesit e klubit anglez thuhet se e shohin Pirlon si zëvendësues të Carlo Ancelotit që u transferua te Real Madridi.

Pirlo u shkarkua nga detyra e trajnerit te Juventusi në fund të këtij edicionin.

Ai në sezonin e tij të parë me “Zonjën e Vjetër” arriti të fitoj Kupën dhe Superkupën e Italisë.