Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pirlo mbetet në krye të Juventusit

Andrea Pirlo është konfirmuar se do të jetë trajner i skuadrës së Juventusit deri në fund të këtij edicioni kur kanë mbetur edhe tri xhiro të pazhvilluara, përcjellin të hënën mediumet italiane.

Mësohet se krerët e Juventusit në mbledhjen e fundit, kanë marrë vendim për ta mbajtur Pirlon deri në fund të sezonit, në mënyrë që mos të bëjnë ndryshime në këtë fazë.

Deri në fund të sezonit në Serie A, i cili mbyllet më 23 maj, Juventusi do të luajë edhe me Sassuolon, Interin e Bolognan.

Ndërsa, më 19 maj, Juventusi do të përballet me Atalantan në finalen e Kupës së Italisë.

Pirlo e mori drejtimin e Juventusit para fillimit të këtij edicioni duke zëvendësuar Maurizio Sarrin e shkarkuar por ka pasur rezultate të dobëta. Aktualisht, Juventusi është në pozitën e pestë në tabelë.