Andrea Pirlo më nuk është trajner i Juventusit. Lajmi është konfirmuar të premten në sajtin zyrtar të Juventusit, që e ka falënderuar Pirlon për punën dhe angazhimin përgjatë sezonit 2020/21. Pirlo në verën e vitit të shkuar, mori drejtimin e Juventusit duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin e shkarkuar, dhe në edicionin e tij të parë, fitoi Kupën dhe Superligën e Italisë.
Ndërsa, në Serie A përfundoi në pozitën e katërt. Ndërkohë, Pirlo në një postim emocional në “Facebook” ka falënderuar Juventusin për mundësinë e dhënë dhe i ka dëshiruar suksese në të ardhmen. Pozitën e Pirlos si trajner i Juventusit, pritet ta zë Massimiliano Allegri që rikthehet në Torino pas largimit në vitin 2019.