Trajneri italian Stefano Pioli e ka vazhduar kontratën me Milanin. Pioli ka firmosur të martën mbrëma kontratë të re të vlefshme deri në verën e vitit 2022.
“Milani njofton se është arritur marrëveshje me Stefano Piolin për vazhdim të kontratës edhe për dy vjet. Kontrata e re do të skadojë në qershor të vitit 2022”, është njoftuar në faqen zyrtare të Milanit.
Milani të martën mbrëma triumfoi 2:1 në udhëtim ndaj Sassuolos, fal dy golave të Zlatan Ibrahimoviqit. Pas 35 ndeshjeve zë vendin e pestë me 59 pikë.