Ethan Pinnock ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Brentfordin.
Mbrojtësi, i cili të hënën bëhet 30-vjeçar, do të mbetet pjesë e Brentfordit deri në verën e vitit 2027. Pinnock iu bashkua klubit elitar të Anglisë në vitin 2019 dhe ka bërë 153 paraqitje.
“Ethan ka qenë një mur në mbrojtje për katër vitet e fundit. Ai luajti rol kyç në udhëtimin tonë. Ai është top-lojtar dhe një person i madh”, ka thënë trajneri i Brentfordit, Thomas Frank për faqen e klubit. Mbrojtësi i lindur në Angli, ka luajtur gjashtë ndeshje për Xhamajkën nga vitit 2021.