Leart Paqarada e ka kompletuar edhe një ndeshje me fanellën e Koelnit në Bundesligën e Gjermanisë.
Ekipi tij Koelni barazoi në udhëtim ndaj Eintracht Franfurtit me rezultatin 1:1.
Koelni ishte në epërsi deri tre minuta pa përfunduar ndeshja e javës së tretë të Bundesligës gjermane që u zhvillua të dielën.
Golin për Koelnin e shënoi Florian Kainz, ndërsa në minutën e 87-të barazoi shifrat në 1:1, Niels Nkounkou.
Për Koelnin është pika e parë në Bundesligë në edicionin aktual. Eintracht Franfurti ka pesë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara.
Artikuj të ngjashëm