Skuadra e Koelnit e ka lëshuar fitoren në minutat e fundit të ndeshjes kundër Hoffenheimit.
Ndeshja e luajtur të dielën përfundoi baras, 1:1, ndërsa i takoi javës së 21-të të Bundesligës gjermane.
Max Ginkgrafe realizoi në minutën e 79-të për Koelnin, ndërsa golin e barazimit e shënoi Andrej Kramariq në minutën e 94-t.
Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqrada e përcolli nga stoli ndeshjen kundër Hoffenheimit. Koelni është në vendin e 16-të, kurse Hoffenhemi në vendin e tetë me 27 pikë.