Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phillipsi refuzon Unitedin për Cityn

Mesfushori defensiv Kalvin Phillips ka refuzuar Manchester Unitedin për t’iu bashkuar skuadrës së Manchester Cityt, ka njoftuar “Daily Mirror” të enjten.

Phillips tashmë është pajtuar me kushtet e ofruara nga City, që po negocion me Leeds Unitedin për lirimin e tij. Për ta transferuar Phillipsin, City po ofron 60 milionë. Reprezentuesi i Anglisë te City po shihet si zëvendësim i duhur për Ilkay Guendoganin, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni.

Phillips 26-vjeçar ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka një gol e një asistim në 22 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm