Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ofron 70 milionë euro për Phillipsin

Kampioni i Anglisë, Manchester City po insiston në transferimin e mesfushorit Kalvin Phillips.

“The Sun” ka shkruar të hënën se City tashmë ka kontaktuar Leeds Unitedin dhe i ka ofruar 70 milionë euro për ta bindur në lirimin e Phillipsit këtë verë.

Te City po e shohin Phillipsin si zëvendësim ideal për brazilianin Fernandinho, i cili do të largohet nga ekipi në fund të këtij muaji kur edhe i skadon kontrata.

Phillips 26-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Leedsin që i skadon në vitin 2024, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një ekip që lufton për trofe.