Mesfushori Kalvin Phillips nuk do të largohet nga Manchester City përkundër minutazhës së vogël që e ka pasur këtë sezon.
Mesfushori defensiv është i vendosur të mbetet në ekip dhe ta bindë trajnerin Pep Guardiola se meriton një vend titullari.
27-vjeçari iu bashkua Cityt me bujë të madhe para fillimit të këtij sezoni, por deri më tani nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Ai deri më tani ka vetëm katër paraqitje në të gjitha garat për Cityn, ekip të cilit iu bashkua nga Leeds Unitedi për 50 milionë euro.
Phillips tashmë ka refuzuar ofertën e West Ham Unitedit, pasi dëshiron të qëndrojë te City. Ai ka kontratë me kampionin në fuqi të Anglisë deri në vitin 2028.