Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phillips zbulon të ardhmen

Mesfushori Klavin Phillips ka bërë të ditur se është i lumtur te Leeds Unitedi.

Anglezi është lidhur me një largim nga Leedsi, por vetë lojtari e ka mohuar një gjë të tillë.

“Momentalisht jam i fokusuar që të rikthehem në formën më të mirë. Dua të nënshkruaj kontratë të re pasi jam i lumtur këtu”, deklaroi Phillips.

26-vjeçari ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024. Për shërbimet e mesfushorit anglez interesim kanë shprehur Liverpooli dhe Manchester Unitedi.