Kalvin Phillips është afër të nënshkruajë kontratë të re me klubin e Leedsit.
Mesfushori anglez dëshiron të mbetet në skuadër, pavarësisht interesimit nga klubet e tjera të njohura të Anglisë.
Mediat angleze kanë raportuar të premten se lojtari tashmë ka arritur marrëveshje personale për vazhdimin e kontratës.
25-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2024.
Interesim për mesfushorin anglez ka shprehur Manchester Unitedi.