Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesë shqiptarë të Baselit U19 luajtën kundër Unitedit, njëri realizon

I riu Ylber Lokaj ishte në mesin e golashënuesve në ndeshjen dramatike që u zhvillua mes Manchester Unitedit dhe Baselit në grupmoshat U19 në Ligën e Kampionëve.

Ekipi anglez fitoi me rezultat 4 me 3 dhe golin e dytë për zviceranët e realizoi kosovari Lokaj në minutën e 58.

Në ndeshjen kundër Manchesterit u paraqitën edhe portieri Uran Bislimi, lojtarët Josef Pukaj, Landrit Ejupi dhe Elis Isufi. Në lojë nuk u inkuadrua Atdhe Rashiti.