Mbrojtësi Ylber Lokaj kontribuoi me një asistim tek ekipi U-19 i Baselit, që mposhti Manchester Unitedin me rezultatin 2:1, shkruan sot Koha Ditore.
Lokaj asistoi për golin e parë të shënuar në minutën e 59-të të ndeshjes së zhvilluar të mërkurën në kuadër të xhiros së pestë të Grupit A të Ligës së Kampionëve për grupmoshën deri në 19 vjeç.
Lokaj luajti gjatë gjithë takimit, ashtu si edhe dy shqiptarët e tjerë, mesfushorët Gëzim Pepsi dhe Uran Bislimi. Nga minuta e tretë u inkuadrua edhe Atdhe Rashiti, kurse në stol tek ekipi zviceran që udhëhiqet nga trajneri shqiptar Arjan Peço, ishin edhe Landrit Ejupi e Elis Isufi.
Me këtë fitore Baseli siguroi kalimin në 1\16 e finales së "Championsit" për të rinj. Është lider me dhjetë pikë, dy më shumë se Manchester Unitedi kur ka mbetur edhe një xhiro për t'u zhvilluar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.