Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sadikaj e Lazri e nisin me asistime Kampionatin Botëror

st

Futbollistët shqiptarë, Erblin Sadikaj dhe Nico Lazri, e kanë nisur me asistime Kampionatin Botëror U17, që po mbahet në Katar. 

Sadikaj dhe Lazri janë pjesë e Përfaqësueses U17 të Zvicrës, që të martën e mposhti Bregun e Fildishtë me rezultatin e thellë, 4:1, në xhiron e parë. 

Mbrojtësi Sadikaj asistoi te goli i parë në minutën e 12-të. 

Ndërkohë mesfushori Lazri asistoi te goli për 4:0 në minutën e 67-të. 

Të dy talentet e rinj e kompletuan ndeshjen. 

Pjesë e Zvicrës U17 janë edhe Miran Sinani dhe Leonit Ibraimov. 

Edhe Talentet shqiptarë nuk mungojnë në Botërorin U17 në Katar Futboll Talentet shqiptarë nuk mungojnë në Botërorin U17 në Katar

Sinani mbeti në stol, kurse Ibrahimov në lojë u inkuadrua nga minuta e 67-të. 

Sadikaj dhe Lazri luajnë për skuadrën e Luzernit. Sinani është pjesë e Baselit, kurse  Ibraimov po zhvillohet te St. Galleni.