Përfaqësuesja U17 e Zvicrës në futboll është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. Me fitore 3:1 ndaj Irlandës, Zvicra siguroi kalimin në çerekfinale.
Në këtë fazë, Zvicra do të përballet me Portugalinë. Njërin prej tre golave për Zvicrën e shënoi futbollisti me rrënjë nga Kosova, Adrien Llukes. Ai realizoi golin e parë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 89-të.
Ndeshjen e kompletoi mbrojtësi Erblin Sadikaj, kurse Miran Sinani mbeti në stol.