Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në çerekfinale të Kupës EFL

Manchester Unitedi e zhvilloi ndeshjen e parë garuese në më shumë se një muaj, dhe e fitoi atë.

“Djajtë e kuq” të mërkurën mbrëma avancuan nga faza e një të tetës së finales, pasi fituan përballë Burnleyt me rezultatin 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Christian Eriksen shënoi nga afërsia në minutën e 27-të pas asistimit të Aaron Wan-Bissakas, ndërsa golin e dytë e realizoi Marcus Rashford në minutën e 57-të.

Te Burnley në bankën rezervë ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.

Unitedi është në kërkim të një trofeu madhor për herë të parë që prej Kupës së Ligës në vitin 2017.

Shorti për fazën e çerekfinaleve do të tërhiqet të enjten, pas ndeshjes Manchester City – Liverpool.

Artikuj të ngjashëm