Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

Manchester United

Foto: Associated Press

Manchester Unitedi ka shfaqur tjetër paraqitje mbresëlënse në gjysmëfinalen kthyese të Ligës së Evropës dhe ka avancuar në finale të garës. 

Unitedi fitoi 3:0 në udhëtim te Athletic Bilbao në javën e kaluar, ndërsa të enjten mbrëma fitoi 4:1 për ta siguruar finalen me rezultatin e përgjithshëm, 7:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mikel Jauregizar kaloi në epërsi skuadrën e La Ligas me golin e minutës së 31-të.  Por rikthimi i madh i Unitedit nisi nga minuta e 72-të.  Mason Mount shënoi për 1:1. 

Casemiro në minutën e 80-të realizoi për 2:1, ndërsa Rasmus Hojlund pesë minuta më vonë, shënoi për 3:1. 

Mount realizoi sërish në minutën e parë të shtesës për një tjetër paraqitje fantastike në “Teatrin e Ëndrrave”. 

Finalja e 21 majit do të jetë krejtësisht angleze.  Manchester Unitedi ballafaqohet me Tottenhamin.