Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore dhe kualifikim për Manchester Unitedin

Manchester United

Manchester Unitedi nuk ka lejuar befasi në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Evropës, në duelin ndaj Real Sociedadit.

“Djajtë e kuq” të enjten mbrëma fituan 4:1 ndaj skuadrës spanjolle në “Old Trafford”, për të bërë vend në çerekfinale.

Tre golat për skuadrën e madhe angleze i shënoi kapiteni Bruno Fernandes, ndërsa një tjetër e shënoi Diogo Dalot.

Mysafirët befasuan në minutën e 10-të, kur shënuan nga penalltia me Mikel Oyarzabalin.

Nga pika e bardhë realizoi edhe Bruno Fernandes, madje dy herë.

Edhe Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale Futboll Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

Ai ishte i saktë në minutën e 16-të dhe të 50-të për 2:1.

Spanjollët mbetën pa mbrojtësin Jon Aramburu, që u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 63-të.

Ndërkohë golin e tretë dhe kompletimin e “hat-trickut”, portugezi Fernandes e arriti tre minuta para fundit.

Dalot më pas shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, për rezultatin final.

Edhe Man. Unitedi bindës në ndeshjen e parë, i afrohet finales Futboll Man. Unitedi bindës në ndeshjen e parë, i afrohet finales

Unitedi në çerekfinalen e 10 prillit e luan ndeshjen e parë në udhëtim te Lyoni.

Lyoni në ndeshjen kthyese nuk pati telashe ndaj FCSB-së rumune dhe fitoi 4:0. Francezët ndeshjen e parë e kishin fituar 3:1.