Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashford e Antony shënojnë për fitoren e Manchester Unitedit

Marcus Rashford dhe Antony kanë shënuar golat për Manchester Unitedin, që të martën mbrëma fitoi 3:0 ndaj Charltonit.

Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën EFL.

Me fitore, Unitedi është kualifikuar në gjysmëfinale.

Sulmuesi brazilian, Antony, golin e parë të ndeshjes e shënoi në minutën e 21-të. Fare në fund, në minutën e 90-të, Rashford shënoi për 2:0. Sulmuesi anglez realizoi edhe një gol tjetër në kohën shtesë. Për 3:0 konkretizoi në minutën e 94-t.

Rashfordi po kalon në formë shumë të lartë. Ka shënuar gola në gjashtë ndeshje rresht.